18:05 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tenton arratisjen nga burgu i Peqinit Gëzim Toma, e ka ‘sport’ të preferuar

10:48 | 18/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tenton arratisjen nga burgu i Peqinit Gëzim Toma, e ka ‘sport’ të preferuar

Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, duke përsëritur ‘sportin’ e tij të preferuar. Toma është arratisur gjashtë vite më parë nga burgu i Drenovës, për t’u larguar më pas drejt Greqisë, nga ku u ekstradua në fillim të këtij viti.

Mësohet se tentativa e tij për t’u larguar nga burgu i Peqinit është pikasur nga punonjësit e sigurisë, të cilët kanë parandaluar në kohë arratisjen.

Kujtojmë që më 29 nëntor të vitit 2013, 7 persona u arratisën nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës. Të arratisurit e asaj ngjarjeje që bëri bujë në vendin tonë ishin: Admir Tafili, lindur e banues në Shkodër; Fran Marashi, lindur e banues në Shkodër; Gëzim Guri, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër; Gëzim Toma, lindur e Banues në Dibër; Reiz Haxhiraj, lindur e banues në Selenicë të Vlorës; Artur Gora, lindur e banues në Pojan të Korçës si dhe Eduard Lula, lindur e banues në Përmet.

Kush është Gëzim Toma:

Gëzim Toma ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Toma u arrestua në fshatin Elaptora, pranë Kosturit në Greqi, teksa përpiqej t’i shpëtonte gjurmimit nga forcat e rendit, dhe u ekstradua drejt Shqipërisë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Gezim tomatenton te arratiset nga burgu gezim toma
Pas

Tentuan të grabisnin aeroportin dhe rrëmbyen një person, policia vret 3 grabitësit

Para

“Do të ndalosh tani ose dhe 2 vjet ke si këngëtare!”, Aurela Gaçe tregon historinë e pathënë

Para
“Ky do jetë ndonjë nga ata që jep lekë”, Aurela Gaçe rrëfen momentin kur kuptoi se Skerdi ishte i duhuri

"Do të ndalosh tani ose dhe 2 vjet ke si këngëtare!", Aurela Gaçe tregon historinë e pathënë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

Irani kërcënon me sulme të reja ndaj Izraelit: “Nuk kemi kufij në objektiva”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.