11:46 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tenton ta joshë duke e propozuar si këshilltare, aktivistja e njohur sfidon ministren

10:45 | 12/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tenton ta joshë duke e propozuar si këshilltare, aktivistja e njohur sfidon ministren

Ministrja e re e Kulturës Eva Margariti ftoi pak ditë më parë aktivisten Elona Caslli që të ishte këshilltarja e saj në Ministri, duke qenë se ajo është një nga aktivistet dhe letraret më aktive.

Por duket se Caslli e ka të qartë objektivin e saj në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, dhe pas një viti proteste të vazhdueshme ka ftuar ministren që të jetë pjesë e takimeve të çdo mbrëmje në shesh.

Caslli është e bindur se nëse bashkohet me artistët në sheshin përpara Teatrit, Ministrja e re do të ndryshojë mendimin e saj për prishjen e godinës.

Reagimi i Casllit:

Takohemi në Sheshin e Teatrit Kombëtar Znj. Ministre

Duke qenë se përmes një mediumi njerëzor, më përcollët konsideratën Tuaj të lartë Znj. Ministre dhe më ftuat të isha Këshilltarja Juaj në Ministrinë e Kulturës, e quaj të dobishme që t’Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar, ku unë, gjendem çdo mbrëmje.

Mediumi njerëzor, nënvizoi faktin se Ju i çmoni “ zërat kundër” dhe jeni e hapur për bashkëpunim kurdo dhe kudo.
Nëse përkushtimi Juaj ndaj kulturës dhe artit shqiptar është i përveçëm, atëherë Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar në orën 18:30 çdo mbrëmje.

Aty do të keni rastin të takoheni me artistë, të cilët , me punën e tyre e kanë identifikuar Shqipërinë në kontekst europian. Artistë, të cilët përfaqësojnë hartën kulturore të Shqipërisë në Europë.
Jam e bindur se një bisedë e gjatë me ta, do të kthjellonte vizionin dhe misionin Tuaj.

Post scriptum- Ju falenderoj paraprakisht për vëmendjen dhe vlerësimin. Nuk mund t’i përgjigjem pozitivisht ftesës Suaj, pasi unë besoj, se Këshilla më e mirë për Artin buron vetëm nga Sheshi i Teatrit Kombëtar.

Sinqerisht Elona Caslli

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Gjykata rrëzon kërkesën e ish-deputetit të LSI-së për t’u rikthyer në Kuvend

Para

Speciale e Fax News/ Inceneratori ‘vret’ banorët e Verrisë, fshati shpopullohet me shpejtësi: Presim të mbyllim sytë!

Para
Speciale e Fax News/ Inceneratori ‘vret’ banorët e Verrisë, fshati shpopullohet me shpejtësi: Presim të mbyllim sytë!

Speciale e Fax News/ Inceneratori 'vret' banorët e Verrisë, fshati shpopullohet me shpejtësi: Presim të mbyllim sytë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.