13:51 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Tenton ta rrëmbejë 18 vjeçaren me “BMW X6”, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë

09:27 | 02/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Tenton ta rrëmbejë 18 vjeçaren me “BMW X6”, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë

Ai përndiqte prej disa muajsh vajzën 18 vjeçe me iniciale Xhoena N. ndërsa dy ditë më parë e ka pritur para një lokali duke tentuar ta fuste me forcë në makinën e tij tip “BMW X6”

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, por ndërkohë është arritur të parandalohet falë ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit. Theksojmë se në momentet e para vajzës i kanë ardhur në ndihmë disa kalimtarë të rastit, por nga ana tjetër, ajo kishte telefonuar më parë Policinë, se i riu po e rrëmbente. 

Sipas “Panorama”në prangat e policisë ka rënë  studenti 21-vjeçar Irind Kateshi, i cili akuzohet për “përndjekje”. 

KALLEZIMI

Të mërkurën, rreth orës 22:45, është paraqitur në Komisariatin nr.1 shtetasja Xhoena N., 18 vjeçe, nga Skrapari dhe banuese në Farkë të Vogël të Tiranës, e cila ka denoncuar se është përndjekur nga një person, i cili ka tentuar ta fusë me forcë në makinë.

Në kallëzimin e dhënë adoleshentja ka deklaruar se prej kohësh përndiqet nga ana e shtetasit Irind Kateshi, duke i krijuar gjendje frike e ankthi dhe pasiguri për jetën.

“Konkretisht, sot (të mërkurën), rreth orës 22:30, Irind Kateshi më ka pritur në rrugë dhe ka tentuar të më fusë me forcë në makinën e tij. E kisha parë makinën nga larg dhe telefonova Policinë, pasi ky person më përndiqte prej kohësh. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë ndërprerë veprimet e Irind Kateshit”, ka deklaruar në kallëzimin e saj 18-vjeçarja Xhoena N.

ARRESTIMI

Menjëherë pas telefonatës së 18-vjeçares dhe adresës së dhënë nga ana e saj, shërbimet më të afërta të Komisariatit nr.1 janë nisur drejt vendngjarjes. Në momentin që Policia ka mbërritur aty, ka parë që disa persona i kishin ardhur në ndihmë denoncueses, ndërsa personi i dyshuar po tentonte të largohej me makinën e tij tip “BMW X6”.

Policia i ka bërë shenjë të ndalojë dhe 21- vjeçari Kateshi është bindur. Më pas ai është shoqëruar në Komisariatin nr.1, ku është marrë në pyetje rreth ngjarjes, derisa në orën 02:00 të ditës së djeshme i është komunikuar arrestimi me akuzën e përndjekjes.

Vetë i arrestuari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se thjesht ka dashur të bisedojë me adoleshenten dhe t’i kërkonte asaj një lidhje dashurie, pasi e pëlqente. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: perndekje
Pas

Sekuestrohen dy skafe në Vlorë, të dyja pa dokumentacionet përkatëse (DETAJE/FOTOT)

Para

Basha gaboi rëndë me Kreshnik Spahiun

Para
Basha gaboi rëndë me Kreshnik Spahiun

Basha gaboi rëndë me Kreshnik Spahiun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

Shkodër / Arrestohet 31-vjeçari që ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.