Djeg urën me basarela, në pranga 47-vjeçari. Një 47-vjeçar është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Fierit pasi ka djegur urën me basarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm.
Ura është djegur pasi shtetasi Mentor Hatia, banues në Kallm, Fier, ka djegur mbeturinat në tokën e tij duke i vënë flakën e cila është shkrumbuar totalisht.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Gjykatës së shkallës së parë Fier për veprën penale “ Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 I kodit Penal.