Tenton të shtypë 66-vjeçarin pas konflikteve për pronën, arrestohet 38 vjeçari në Has.
Një përplasje me motive pronësie ka rrezikuar të kthehet në një tragjedi.
Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi M.M 38 vjeç nga fshati Zharisht i Hasit pasi me mjetin e tij “Mitsubish Pajero” ka tentuar të shtypë shtetasin 66 vjeç I.A pas një debati për pronësinë e një cope toke.
Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital për tu mjekuar.