Ish-kryetari i komunës së Bazës ka tentuar të vetëhelmohet me fotoksinë, teksa është gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij nga policia. 59-vjeçar Fatmir Kurti është gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij në vendin e quajtur “Rruga Baz”.
Nga informacionet paraprake thuhet se Fatmir Kurti transportohet me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar një kuti cilindrike ku brenda saj u gjetën dy tableta fotoksinë. Po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (J.V/Shuplaka)