Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Illinois të SHBA-së, ku një 34-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një tentative për të vjedhur një bankë.
Laurence Turner hyri në Bankën Alpine në Rockford i maskuar dhe me armë në dorë, me të cilën nisi të kërcënojë klientët dhe punonjësit.
Por ai nukmori parasysh se mund të përballej me rezistencën e rojes së sigurisë, i cili iu kundërvu përmes armës. Kështu ai shpëtoi bankën nga grabitja, mirëpo i mori jetën të riut i cili gjendi vdekjen e menjëhershme.
E gjithë skena e tentativës për grabitje është kapur nga kamerat e sigurisë dhe video ka qarkulluar në të gjitha mediat botërore. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=NzLpKEImauE&feature=youtu.be