Gjatë një aksioni të policisë greke ku ka ndjekur një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër është arrestuar një shqiptar.
Brenda mjetit me drejtues një 27-vjeçar shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar 38 pako me 53 kg 257 gram marijuanë dhe 2 celulare.
Automjeti është tentuar të ndalohet në Kompoti, Arte, i është bërë shenjë por ka shtuar shpejtësinë. Ka vazhduar ndjekja dhe është arritur të kapet në rrugën Olimpia, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.