13:29 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tentuan që të çonin drogë me çanta drejt Greqisë, arrestohen 4 persona, çfarë iu gjet me vete

10:24 | 29/04/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentuan që të çonin drogë me çanta drejt Greqisë, arrestohen 4 persona, çfarë iu gjet me vete

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë, shërbimet e Frontex-it dhe SHÇBA Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.  

Tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar në provat e grumbulluara, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, falë dhe koordinimit të veprimeve me shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

A. S.(Gj.), 30 vjeç, P. L., 40 vjeç dhe M. Xh., 61 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim”; L. D., 24 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.   

Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit P. L. (i arrestuar).

Këta shtetas, në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë.    

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. D., u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.  

Punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

FBI mësyn në shtëpinë e Rudy Giuliani, avokati i ish-presidentit Trump

Para

“Ajo 5 mijë lekshe do ju dalë në ëndërr për 4 vjet, sa herë t’ju mbarojë thesi i miellit”, Xhelal Mziu kritikon dibranët që shitën votën: Fëmijët tuaj do ju mallkojnë

Para
“Ajo 5 mijë lekshe do ju dalë në ëndërr për 4 vjet, sa herë t’ju mbarojë thesi i miellit”, Xhelal Mziu kritikon dibranët që shitën votën: Fëmijët tuaj do ju mallkojnë

“Ajo 5 mijë lekshe do ju dalë në ëndërr për 4 vjet, sa herë t’ju mbarojë thesi i miellit”, Xhelal Mziu kritikon dibranët që shitën votën: Fëmijët tuaj do ju mallkojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në një qendër votimi

Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

GJKKO cakton “arrest me burg” për, Erion Veliaj

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

FOTO/ Autobusë të shkrumbuar dhe zjarrfikës në vendngjarje, ja dëmet që kanë shkaktuar raketat iraniane në Izrael

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkaktohen dëme materiale

Sulm kibernetik në Iran, bankat dalin jashtë funksionit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.