17:58 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tentuan të fluturonin nga Rinasi me pasaporta false, arrestohen dy shtetas turq

11:11 | 09/07/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deportohet nga Belgjika, arrestohet në Rinas autori i vjedhjes së 3 lopëve (Emri)

Foto ilustruese

Policia Kufitare ka forcuar masat me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët, si dhe për të parandaluar kalimin e kufirit me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Arrestohen në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dy shtetas turq, S.S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç, të cilët do të udhetonin në Kanada.

Vizat e tyre janë dyshuar si të falsifikuara nga kontrollorët e Policisë Kufitare dhe janë kaluar në vijën e dytë për ekzaminim në laborator, ku kanë rezultuar viza false.

Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti nga Policia Kufitare e Rinasit janë proceduar dhe arrestuar 457 shtetas shtetas shqiptarë dhe të huaj për vepra të ndyshme penale, konkretisht: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave e sendeve me vlerë”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Gjithashtu po në vijim të masave për të parandaluar kalimin e kufirit me qëllim azil kërkimin nga Policia Kufitare e Rinasit janë refuzuar në dalje 1.157 shtetas, të cilët nuk plotësonin kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen.

Nuk është lejuar hyrja në territorin e R.SH për 60 shtetas me shtetesi të ndryshme.

Janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas në tentativë për të dalë jashtë vendit apo për të hyrë në shqipëri me dokumente të falsifikuara 73 persona në kërkim.

Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka pasur një fluks pasagjerësh prej 1.510.646 udhëtarësh dhe krahasuar me të njëtjen periudhë të vitit 2018, ku ka një rritje të numrit të pasagjereve me 141.559 pasagjerë më shumë.

Janë sekuestruar vlera monetare të padeklaruara, në total 276.200 valutë në Dollarë, Euro etj.

Gjithashtu po gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 4 raste të viktimave të mundshme të trafikimit për qëllime të shfrytëzimit të prostitucionit, të cilat i janë kaluar menjëherë për ndjekje Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për të rritur cilësinë e shërbimit  për qytetarët si dhe për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Pas

Rruga përpin makinën (Video e frikshme)

Para

“BE nuk i dha Ramës asnjë lekë sepse…”, Pano Soko për krizën politike: Na duhet një Republikë e re

Para
“BE nuk i dha Ramës asnjë lekë sepse…”, Pano Soko për krizën politike: Na duhet një Republikë e re

“BE nuk i dha Ramës asnjë lekë sepse…”, Pano Soko për krizën politike: Na duhet një Republikë e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi, 23-vjeçari dërgohet nga familjarët në spital pa shenja jete

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë ura shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.