Fax Web raportoi pasditen e sotme se janë pezulluar nga detyra 6 punonjës policie të Burgut të Shënkollit në Lezhë. Mësohet se efektivët e burgut kanë tentuar të fusin drogë brenda ambjenteve të të këtij institucioni para dy netëve.
Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e policëve të pezulluar të cilët janë: Fred Noka, Agostin Maka, Arben Biba, Sajmir Frroku dhe Gjovalin Ndoci.
Ende nuk dihet sasia e drogës për të cilën bëhet fjalë si dhe a janë marrë masa të tjera ndaj atyre që janë përfshirë në këtë skandal.
Sipas burimeve, nga burgu i Shenkollit, rasti i zbuluar mbrëmjen e së martës përkon edhe me kohën kur u aksidentua për vdekje oficeri i burgut Arjan Bejtja (lexo këtu).
Bëhet e ditur se ka qënë pikërisht sinjalizimi për zbulimin e lëndës narkotike që ka detyruar 37-vjeçarin Bejtja për t’u nisur me urgjencë drejt vendit të punës dhe mendohet se pikërisht shpejtësia për të mbërritur i solli atij aksidentin tragjik qe i mori edhe jetën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post