14:05 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me 6.3 kilogramë drogë, arrestohet 20-vjeçari në Qafë Thanë, një tjetër shpallet në kërkim

10:12 | 19/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentuan të kalonin kufirin me 6.3 kilogramë drogë, arrestohet 20-vjeçari në Qafë Thanë, një tjetër shpallet në kërkim

Në pikën kufitare të Qafë-Thanës  dy të rinj kanë tentuar të kalojnë kufirin me 6 pako me drogë. Ata pasi janë pikasur nga policia janë larguar me shpejtësi nga pika doganore në prangat e policisë ka rënë një 20-vjeçar si edhe është shpallur në kërkim një 22 -vjeçar. 

DETAJE:

Më datë 18.12.2017, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

  1. M, 20 vjeç, banues në Tiranë

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.U, 22 vjeç, banues në Shkup-Maqedoni.

Shtetasit e lartpërmendur janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M.

Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë përzgjedhjen e tij, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Në këtë moment drejtuesi G. M, është larguar me shpejtësi me mjetin të cilin ky shtetas e kishte marrë në përdorim, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur urdhërit të punonjësve të Policisë.

Forcat policore janë angazhuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Përgjatë aksit rrugor Qafë Thanë-Prenjas-Urakë, ku mendohej se këta shtetas mund të kishin lëvizur u gjet edhe mjeti i braktisur prej tyre.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të shumta që Policia ushtroi, në pjesë të ndryshme të këtij aksi, u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale :

6 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me peshë 6,3 Kg sasi e cila dyshohet të ketë qenë në posedimin e dy shtetasve të mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 236 e 283/a/2 të Kodit Penal. (J.V/Faxweb)

 

Pas

PAMJE TË RENDA/ I riu shqiptar në Francë dergjet në Spital! U plagos në burg, kishte shkuar për azil (VIDEO)

Para

Auditi për Tiranë-Elbasan, Damian Gjiknuri çon te Krimet e Rënda 3 zyrtarë të lartë

Para
Masa drastike e ministrit Gjiknuri, çfarë do t’u bëjë rrugëve

Auditi për Tiranë-Elbasan, Damian Gjiknuri çon te Krimet e Rënda 3 zyrtarë të lartë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në Sheqisht të Patosit, Flakët Shpërthejnë Gjatë Bashkimit të Tubave Plastikë

Britania Organizoi Fluturime Çarter nga Izraeli për Evakuimin e Qytetarëve të Saj

Tiranë | Finalizohet Operacioni “Informaliteti”, Bllokohet Një Karburant në Paskuqan

Berisha: Po Dokumentojmë Farsën Zgjedhore, Protestat Do Nisin Në Shqipëri dhe Jashtë Vendit

Tragjedi në Itali: 46-Vjeçari Ndërron Jetë Pas Përplasjes me Makinë

Berisha Publikon Dëshmi për Manipulimin e Votave të Diasporës: “Një Proces i Kontrolluar Fund e Krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

Tiranë | Vodhi 10 Mijë Euro Dy Vite më Parë, Policia Arreston 42-Vjeçarin

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.