Policia greke ka sekuestruar 60 kg e 954 gramë marijuanë.
Fax News raporton se mjeti po vinte nga kufiri i gjelbër, pranë Kapshticës, kur u ndalua nga policia.
Mësohet se është arrestuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shqiptarë, përkatësisht 33 dhe 24 vjeç.
Janë sekuestruar edhe 2 celularë dhe 105 euro.
Policia shpalli në kërkim pronarin e mjetit, një shqiptar 59 vjeç.
Droga ishte e ndarë në 53 pako.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post