Një tjetër rast trafikimi droge është zbuluar në doganën e Chiassos. Këtë herë, siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për dy shqiptarë që janë ndaluar nga policia e Zvicrës, pasi po tentonin të kalonin kufirin.
Të dy ata po udhëtonin në një makinë me targa shqiptare dhe kërkonin të hynin në shtetin e Zvicrës.
Por një kontroll i hollësishëm nga ana e policisë kufitare i ka nxjerrë zbuluar. Ata udhëtonin në një makinë të mbushur me 11 kg heroinë. Mësohet se dy shqiptarët ende të paidentifikuar kanë rënë në prangat e policisë.
(J.D/Faxweb)
Discussion about this post