01:10 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Tentuan të manipulonin protestën”, reagon LSI: Ishim të gatshëm të protestonim. Rilindasi Kol Nikolla i ka shitur me kohë naftëtarët

19:03 | 28/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Tentuan të manipulonin protestën”, reagon LSI: Ishim të gatshëm të protestonim. Rilindasi Kol Nikolla i ka shitur me kohë naftëtarët

LSI ka reaguar pas akuzave që lëshoi Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë se kjo parti me disa OJF u përpoqën ta manipulon protestën e ditës së sotme të naftëtarëve.

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi në një deklaratë për mediat është shprehur se Kol Nikolla I ka shitur me kohë interesat e naftëtarëve. Ajo tha se LSI ishte e gatshme që të protestonte me naftëtarët por nuk e bëri këtë për të mos i dhënë shkak qeverisë për ta quajtur protestën të politizuar.

REAGIMI I PLOTË:

Lëvizja Socialiste për Integrim po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet më të fundit të sektorit të naftës dhe veçanërisht ato që lidhen me kompaninë ARMO dhe me dramën e përditshme që përjetojnë punonjësit e rafinërisë atje.
Provë e qartë e shqetësimit të kahershëm të LSI-së është se thuajse tre javë më parë, më datë 12.12.2017 ku deputeti i LSI-së, si anëtar I komisionit të ekonomisë, Z. Edmond Haxhinasto ka kërkuar informacion me shkrim Ministrit Gjiknuri për zbatimin e statusit të naftëtarit.
Situata është përkeqësuar dukshëm dhe është vërtet kritike dhe turp I rende per qeverine, që naftëtarët duhet të udhëtojnë kilometra të tëra për të fituar të drejtën e rrogës së tyre, për të cilën derdhin djersë dhe bejne sakrifica të panumërta.
Është provë e qartë që qeveria dhe trajtimi barabartë për të gjithë, nuk ekziston më, dhe vetëm protestat e reagimet shumë të forta mund të shërbejnë sadopak për të të fituar të drejtat me minimale, siç është ajo e rrogës.
Ministrat Oligarkë të Qeverisë, të ndihmuar dhe nga rilindasi Kol Nikolla, po marrin nëpër këmbë e po grabisin djersën e naftëtarëve. Rilindasi i kahershëm Kol Nikolla, i ka shitur me kohë interesat e naftëtarëve dhe të minatorëve kudo që ata janë, dhe gjaku e djersa e gjaku I tyre paguan udhëtimet e tij, drekat e darkat dhe të gjitha favoret që ai perveteson ne menyre te pacipe.Në këtë situate rruga e vetme e minatorëve eshte që ata të përballen vetë për të zgjidhur kërkesat e tyre.
LSI dhe opozita do të ishte e gatshme të protestonte sot bashkë me naftëtarët, por nuk e ka bërë deri më sot këtë për të mos I dhënë shkak qeverisë së batakçinjve që ta konsideronin reagimin e naftëtarëve të politizuar dhe kjo të shërbente si sebep, që qeveria të mos bëntë asgjë për të zgjidhur hallet e tyre.

Por që sot e tutje, LSI dhe opozita nuk do të kenë asnjë hezitim që ti mbështesin gjerësisht këto protesta që kanë të bëjnë më bukën e gojës të naftëtarëve dhe njëherazi do çjerrë maskën e qeverisë së korruptuar deri në palcë si dhe të kukullave rilindase si Kol Nikolla me shokë.
Mbi Qeverinë që grabiti rrogat e naftëtarëve rëndon një përgjegjësi shumë e madhe edhe për grabitjen e taksave të të gjithë shqiptarëve, pasi kjo kompani nuk I ka paguar mbi 60 milion euro detyrime shtetit dhe përpara kësaj vjedhje të përmasave shumë të mëdha ku bashkëpunëtori kryesor është qeveria, shqiptarëve u janë grabitur 60 milion euro ndërsa qeveritarëve u janë mbushur xhepat me këto miliona.
LSI nuk do të heqi dorë kurrë nga mbështetja për naftëtarët dhe minatorët.
LSI nuk do të heqi dorë nga miratimi I statusit, si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin dhe grabitjen e këtyre punojësve.

LSI do të jetë pa asnjë hezitim dhe në mënyrë të vendosur kundër padronëve qeveritarë dhe veglave të tyre të korruptuara të cilat janë kundër naftëtarëve dhe minatorëve.

Provë e qartë e shqetësimit të kahershëm të LSI, është se 3 javë më parë, ku deputeti Edmond Haxhonasto kërkoi informacione me shkrim për naftëtarët. Naftëtarët u duhet të udhëtojnë të drejtën e punës së tyre. trajimi i barabartë për të gjithë nuk ekziston më për këtë qeveri. Qeveria dhe ministrat dhe ri,linadi Kolë Nikoll, i ka shitur me kohë interesat e naftëtarëve. Në këtë situatë naftëtarët marrin rrugën në Tiranë për të drejtat e tyre. LSI dhe opozita nuk do të kenë asnjë hezitim që të mbështesin këta qytetarë. Do të çjerrin maskat e qeverisë dhe Kolë Nikollës me shokë. Kjo kompani nuk i ka paguar 60 mln euro shtetit. Shqiptarëve iu janë grabitur 60 milionë euro dhe qeveritarëve u janë mbushur xhepat. LSI do të jenë pa asnjë hezimit kundër padronëve të qeverisë.

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: fLOIDA kERPAçi LSI
Pas

Reshje shiu në Tepelenë, 13 fshatra pa energji elektrike prej 48 orësh

Para

Momenti që humbët nga ditëlindja e Françeska Jaçes: Puthje në buzë me Encën (FOTO)

Para
Momenti që humbët nga ditëlindja e Françeska Jaçes: Puthje në buzë me Encën (FOTO)

Momenti që humbët nga ditëlindja e Françeska Jaçes: Puthje në buzë me Encën (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.