Dy të rinj nga Laçi janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë tentuar të përdhunojnë një 22 vjeçare.
E reja F.L, banuese në Tiranë, i ka denoncuar dy djemtë në polici dhe ka shpjeguar se ata e morrën me forcë në makinën tip ‘Volksvagen’ dhe më pas tentuan ta përdhunonin por 22 vjeçarja fatmirësisht ka mundur të largohet në kohë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Kavajës, në kryeqytet.
Mësohet se dy të rinjtë në kërkim janë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç, banues në Laç.(M.D/SHUPLAKA)