Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person me inicialet R.A., 37-vjeç, banues po në këtë qytet në tentativë e sipër për të vjedhur një farmaci.
Ndërkohë bëhet me dije se me personin në fjalë kanë bashkëpunuar edhe 3 shtetas të tjerë për të cilët Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy kriko, një kaçavidë dhe një palë dorashka.
Informacion paraprak:
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. A., 37 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë në tentativë e sipër duke vjedhur një farmaci në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy kriko, një kaçavidë dhe një palë dorashka.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
(F.GJ/FAXWEB.AL(