Dy persona kanë tentuar të vjedhin karburant në automjetin e gazsjellësit TAP.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku roja i një shoqërie Private të Sigurisë Fizike dhe një tjetër, tentuan të vidhnin karburantin në mjetet e parkuara.
Roja dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, janë arrestuar nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë.
Të arrestuarit janë:
-Arben Fama, 38 vjeç, (me detyrë roje në një Shoqëri Private të Sigurisë Fizike)
– Denis Nuri, 27 vjeç, banues në fshatin Voskop.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 7 në fshatin Polenë Fama, në bashkëpunim me Nurin, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një sasi karburanti, në mjetet e parkuara të gazsjellësit “TAP”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja”.”, thuhet më tej në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)