Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar të vidhet transformatori i një kabine pranë parkut logjistik në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30-04.00 e mëngjesit të sotëm në kabinën “Peshku” ku punëtorët e nstacionit kanë konstatuar dëmtim të fiderit 108 /nstacioni Mëzez.
Pas një verifikimi të kabinës, është gjetur kapaku i transformatorit i hapur dhe vaji i derdhur në tokë si dhe dëmtim të urave të transformatorit të TM dhe TU.
Aktualisht zona që furnizohet nga kabina “Peshku”, ka mbetur pa energji, konkretisht: zona tek vaskat e peshkut, parku Logjistik Tiranë, prapa godinës së Coca-Colës. Po pritet të vendoset trasformatori i ri.
(J.V/Shuplaka)