Një tentativë grabitje është shënuar gjatë natës në një banesë në Kamëz, ku persona të armatosur kanë tentuar të grabisin duke hyrë nga tarraca e pallatit.
Pronari i banesës, 60-vjeçari A. V. i ka pikasur hajdutët dhe është konfrontuar fizikisht me ta, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Detaje të Policisë së Tiranës:
Më datë 24.04.2017, rreth orës 03:00, në Bulevardin Blu, në vendin e njohur si pallatet e verdha, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, kanë hyrë dy shtetas, të cilët kanë hyrë nga tarraca e pallatit nga tarraca e pallatit të katit të 8-të, të cilët janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(XH.A/SHUPLAKA)