00:47 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Terapia e shërimit nga tërmeti”/ Njerëzit vdiqën nga padrejtësia njerëzore, nuk gënjehen dot dy gjëra

21:18 | 18/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Terapia e shërimit nga tërmeti”/ Njerëzit vdiqën nga padrejtësia njerëzore, nuk gënjehen dot dy gjëra

“Terapia e shërimit nga tërmeti” ishte tema e emisionit të sotëm “Aktualitet” në Fax Neës me moderator gazetarin Bejdo Malo.

Të ftuar në studio ishin drejtuesi i Kreygjyshatës Botërore të Bashkashizmit, baba Edmond Ibrahimi, kreu i katekizmit, Miron Çako dhe gazetarja Eglantina Alliaj.

Baba Edmond Ibrahimi tha se një shoqëri mëson nga gabimet e të tjerëve, diçka të cilën sipas tij shoqëria shqiptare nuk e ka bërë, ndërsa theksoi se është e rëndësishme të hiqet dorë nga gënjeshtra dhe njerëzit ta duan më shumë njëri-tjetrin.

“Ne themi që sipas radhës të vijë edhe kalimi nga jeta, asnjëri nuk e kupton se ku do të shkojë. Prandaj edhe njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga kjo gjë. Asgjë nuk ndodh kot, por për të shkundur njerëzit ndaj indiferentizmit që kanë për jetën. Nuk mund të ndërtosh aty ku nuk duhet. Njeriu nuk gënjen dot dy gjëra, Zotin dhe veten e tij. Zemra është pronë e Zotit tek çdo njeri, ashtu ndërtohet edhe zemra jote, çfarë cakton ai, merr, nuk përcakton dot vetë asgjë. Prandaj duhet të jemi të durueshëm dhe të dashur me njëri-tjetrin. Njerëzit duhet të studiojnë dhe të mësohen me këtë gjëra, gënjeshtra është pasoja e shumë fatkeqësive. Ne duhet të mundohemi së pari të mos kemi frikë. Shoqëria nxjerr mësime nga pësimi i tjetrit në një shoqëri normale, por ne nuk mësojmë nga këto pësime sepse ra tërmeti i shtatorit dhe ne nuk mësuam. Duhet të mësohemi të kthehemi në origjinën e të parëve tanë, ndryshe jemi të humbur”.

Çako tha se njerëzit që humbën jetën nga tërmeti i 26 Nëntorit ishin viktima të padrejtësisë njerëzore, ndërsa shtoi se tërmeti na mësoi se duhet ta duam njëri-tjetrin duke argumentuar se sot po rritet një brez ateist gjë e cila sipas tij e shndërron njeriun në objekt.

“Njerëzit vdiqën nga padrejtësia njerëzore, të gjithë jemi shoqëri të varur nga njëri-tjetri. Ky tërmet na mësoi se ne duhet ta duam njëri-tjertrin dhe të ndërtojmë një shoqëri të dashur. Gjithë historia e njerëzimit nuk ka pasur periudhë që një popull të mohonte ekzistencën e një Zoti. Çdo qeveri është produkt i popullit dhe populli është zëri i Zotit, nëse ajo nuk reagon as qeveria nuk reagon. Kush e zbuti këtë shoqëri? E zbuti krishtërimi që erdhi këtu. Kurse sot duke lindur një brez ateist, shoqëria jonë është bërë e egër, shikohet njeriu si objekt dhe jo si subjekt. Detyra jonë është të themi ndërtoni një shoqëri me themele të forta”.

Gazetarja Eglantina Aliaj tha se vendi përpra se të binte tërmeti ishte në një situatë kaotike ndërsa njerëzit sipas saj pas tragjedisë menduan se “edhe kjo i duhej Shqipërisë”.

“Gjatë gjithë këtij viti ishim në një situatë ku askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte, si politikisht edhe nga ana sociale. Kishim një opozitë jashtë parlamentit, një rini që ikte. Fjala e parë që u tha ishte se ‘edhe ky tërmet i duhej popullit shqiptar'”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: baba edmond ibrahimieglantina aliajmiron çako
Pas

Kupa e Botës për klube/ Firmino dërgon Liverpool-in në finale me golin në kohën shtesë

Para

Bashkëpuntori i afërt i Ramës vihet në krye të AKEP, gazetarja i publikon CV-në: Asnjë njohuri inxhinierike

Para
Bashkëpuntori i afërt i Ramës vihet në krye të AKEP, gazetarja i publikon CV-në: Asnjë njohuri inxhinierike

Bashkëpuntori i afërt i Ramës vihet në krye të AKEP, gazetarja i publikon CV-në: Asnjë njohuri inxhinierike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.