Trajneri i Romës Eusebio Di Francesco nuk e ka përballuar lehtë mënyrën se si shkoi ndeshja natën e mbrëmshmë mes Romës dhe Atalantës, e cila u mbyll në barazim 3-3.
Roma edhe pse e kaloi e para në avantazh nuk arriti ta ruajë por përkundrazi Atalanta shënoi tre herë radhazi. Roma u kthye në lojë në gjysmën e pjesës së dytë, kur shkurtoi diferencën në 3-2 dhe më pas në minutën e 82-të barazoi rezultatin.
Eusebio Di Francesco theu gishtin e pestë të dorës, në minutën e 82-të, kur mbrojtësi Manolas shënoi golin e barazimit 3-3.
Tekniku 48-vjeçar ka shfryrë ndaj pankinës duke goditur me grusht xhamin anësor, për shkak të zemërimit që kishte akumuluar për më shumë se 80 minuta lojë.
Ky reagim pati pasoja dhe trajneri iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale sot paradite në gishtin e vogël të dorës së majtë.
Di Francesco kicking and punching after Manolas equaliser #RomaAtalanta #AsRoma pic.twitter.com/gZhfmSheFr
— Scot Munroe (@scot_munroe) August 27, 2018
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post