04:48 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërheqja e AMA-s, aktivisti: Klientëve të qeverisë iu mbaroi stoku, ja sa është kostoja reale e një dekoderi! (Video)

15:15 | 11/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërheqja e AMA-s, aktivisti: Klientëve të qeverisë iu mbaroi stoku, ja sa është kostoja reale e një dekoderi! (Video)

Ndryshe nga shumë qytetarë që zgjodhën të protestonin vetëm në rrjetet sociale, ose të pranonin në heshtje procesin e dixhitalizimit, Zirkon Disha zgjodhi një formë të veçantë proteste.

Me biçikletën e tij, ai ka çuar pranë zyrave të AMA-s dhe Kuvendit një televizor që deri dje transmetonte, ndërsa sot ishte jashtë funksionit, për shkak të fikjes së transmetimeve analoge.

Sipas aktivistit i gjithë ky proces u bë me qëllim për të avantazhuar kompanitë që tregtojnë dekodera, ndërsa tërheqja e sotme është bërë për shkak të mbarimit të stokut. Sipas Dishës 70% e familjeve nuk kanë pasur dekoder dhe kjo ka bërë që të ketë dyndje në pikat e shitjeve.

“AMA  kishte mundësinë që të informonte qytetarët, ndryshe nga sa thotë. Vendimi i sotëm i AMA-s është korruptiv, pasi dhe në diskutimet që unë kam pasur me njerëzit, kjo ka ardhur për shkak se kompanive kryesore iu kanë mbaruar dekoderat, ju ka mbaruar stoku. 

Prokuroria duhet të nisë hetimet, pasi akti është korruptiv. Unë kam bërë një reagim dhe flitet për një shumë afro 5 milionë euro që iu ka shkuar kompanive që  tregtojnë dekodera.

70 % e familjeve dhe sipas asaj që thotë AMA nuk kanë pasur një dekoder në shtëpitë e tyre. I gjithë ky vendim ka qenë politikë, pasi dhe të zgjedhurit e AMA-s janë te zgjedhur nga ana e partive politike. 

AMA është tërhequr se kjo nuk ka qenë funksionale, shumica e shqiptarëve e kanë të pamundur që të blejnë një dekoder pasi jetojnë në kushtet e varfërisë. Ka qenë një mënyrë e sforcuar për të shtyrë qytetarët që të blejnë dekodera.

Me një kërkim të shpejtë në dyqanet online kostoja reale e një dekoderi është 11-15 dollarë. Janë tre katër kompani që i shesin këto dekodera dhe minimalisht kanalet e TVSH-së duhej që të transmetoheshin falas, pasi është televizioni publik. 

Ajo që ndodhi sot, me mbarimin e dekoderave, bëri që të shtyhej dixhitalizimi për në Janar të 2019-tës. Ne jemi në një situatë të ngjashme me atë që ndodhi te Rruga e Kombit dhe me atë që po ndodh çdo ditë te Teatri Kombëtar. Duhet të kishte një garë të hapur dhe për kompani të tjera të dekoderave”, u shpreh aktivisti.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Zbulohet gënjeshtra e Edi Ramës me librat falas: Përjashtohen fëmijët e shkollave jopublike (Video)

Para

“Është e qartë se i drejtohet SHBA-së”, Rusia nis stërvitjen më të madhe ushtarake, bashkohet dhe Kina (FOTO-VIDEO)

Para
“Është e qartë se i drejtohet SHBA-së”, Rusia nis stërvitjen më të madhe ushtarake, bashkohet dhe Kina (FOTO-VIDEO)

“Është e qartë se i drejtohet SHBA-së”, Rusia nis stërvitjen më të madhe ushtarake, bashkohet dhe Kina (FOTO-VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.