13:05 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tërheqja e Bidenit nga gara pritet të dominojë takimin e BE-së

09:19 | 22/07/2024
në Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërheqja e Bidenit nga gara pritet të dominojë takimin e BE-së

Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për tërheqjen nga gara presidenciale pritet të dominojë një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që mbahet sot. Temat kryesore të planifikuara janë konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, por vendimi i Bidenit ka të ngjarë t’i lërë ato nën hije.

Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet e nëntorit kundër rivalit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump.

Megjithatë, vendimin përfundimtar për kandidatin do ta marrë Partia e tij Demokratike. Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan gjatë mandatit të parë të Trumpit si president, i cili zgjati nga viti 2017 deri më 2021.

Në një pjesë të madhe të BE-së tani ka frikë se një mandat i dytë i tij do të mund të ketë pasoja të gjera për luftën në Ukrainë, për tregtinë globale dhe për sigurinë evropiane në përgjithësi. Megjithatë, jo të gjitha kryeqytetet e BE-së i ndajnë këto shqetësime. Kryeministri polak, Donald Tusk, e lavdëroi Bidenin për, siç shkroi në X, “vendimet e shumta të vështira, falë të cilave Polonia, Amerika dhe bota janë më të sigurta dhe demokracia është më e fortë”.

Por, Geert Wilders, udhëheqës i ekstremit të djathtë në Holandë, postoi një fotografi që e tregonte Trumpin me grusht të ngritur, pas atentatit kundër tij, së bashku me fjalët “President Trump”. Vëmendja ka të ngjarë të përqendrohet edhe te kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili u takua me Trumpin këtë muaj./REL

Pas

Zjarr në Lazarat, shoqërohet në polici pronari i parcelës ku ranë flakët

Para

Mirditë/ Zjarr në masivin pyjor të Shmrisë në Orosh, terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve

Para
Efektivët e FA ‘në luftë’ me flakët, u bashkohen forcave operacionale për shuarjen e zjarreve

Mirditë/ Zjarr në masivin pyjor të Shmrisë në Orosh, terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.