Pas deklaratës së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, e cila deklaroi ditën e soteme se nuk do të garonte më as për postin e Kancelares e as atë të kryetares së CDU, ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Teksa bën një kahasim të situatës në Gjermani dhe asaj në Shqipëris, Vasili shprehet se ky është standardi Merkel përkundrejt standardit banal Edi Rama.
“Standarti Merkel dhe standarti banal Edi Rama.
Angela Merkel gruaja politike me e fuqishme e globit sot vendosi nje standart shume te larte politik, kur deklaroi se do largohej nga kryetare e CDU dhe nuk do te rikandidonte si Kancelare.
Rezultatet elektorale lokale te zgjedhjeve te ndershme gjermane ja imponuan kete.”, – shkruan Vasili.
Më tej ai shprehet: “Kancelare per 13 vjet e Gjermanise lokomotives se Europes dhe misheruese e nje modeli komunikimi njerezor te pakrahasueshem megjithate Merkel do te largohet.
Mizerabel standarti Edi Rama,qe prodhon hajduteri zgjedhjesh,varferi ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet ne komunikimin njerezor eshte turpi i pamerituar qe po vuajne shqiptaret”.
Sipas Vasilit, “Standarti Merkel eshte ne kontrast te frikshem me standartin banal te zvarritjes kriminale te Edi Rames, eshte saktesisht standarti i Shqiponjes perballe standartit te neveritshem te zvarranikut.”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post