18:05 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tërheqja e parave gjatë fushatës, Drejtori i Ramës: Maji është muaj vere

13:00 | 23/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërheqja e parave gjatë fushatës, Drejtori i Ramës: Maji është muaj vere

Pas akuzave dhe raportit të ish-zëvendëskryeministres Ledina Mandija se gjatë periudhës së fushatës zgjedhore janë tërhequr shuma të mëdha parash nga Bankat, Drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj është përpjekur ta justifikojë këtë.

Me disa deklarata kontradiktore në fakt ai është përpjekur që të sqarojë se paratë janë tërhequr për shkak se është verë dhe nevoja për para cash rritet.

 Në mbledhjen e Task-Forcës së datës 21 qershor, zv.kryeministrja Mandija i ka kërkuar Gjokutajt informacione për arsyet e tërheqjes masive të parasë nga bankat në muajin prill dhe maj, në kulmin e fushatës zgjedhore dhe nëse kjo lidhej me financimin e partive politike në zgjedhje.

“Jemi këtu për të thënë që ‘a ka indicie’, a ka dyshime që po tërhiqen para? Është shumë e thjeshtë, d.m.th., gjëja që këto para do të shkojnë për përdorim të subjekteve të ndryshme elektorale, apo jo? Kjo është pyetja”, i është drejtuar Mandija.

Në përgjigjen që drejtori i Ramës ka dhënë para zv.kryeministres jepen një sërë faktorësh që sipas tij shpjegojnë daljen anormale të parave nga bankat, por asnjë prej tyre nuk përfshin hedhjen në qarkullim të parave të pista të partive politike.

Fillimisht Gjokutaj e lidh tërheqjen e parave nga bankat  me pagesat që ka bërë kompania TAP, pastaj kalon tek  rritja e eksporteve, të shërbimeve, që kanë një prurje të valutës mbi normalen, pastaj nxjerr një tjetër arsye kur thotë se bankat kanë ulur normat e interesit në minimum “në lekë janë thuajse zero, në euro thuajse zero, alternativa për investime në bono thesari është në minimumet historike, 2 për qind gati. Njerëzit nuk kanë alternativa investimi, ku t’i mbajnë ato lekë, janë totalisht të justifikuar edhe t’i tërheqin, t’i mbajnë edhe cash”.

Dhe në fund e mbyll shpjegimin e tij me një deklaratë anormale, sikur qytetarët nisin që në maj të shpenzojnë për pushimet e verës e deri edhe për periudhën e Vitit të Ri. 

“Faktor që ka efekt të shpejtë janë edhe nevojat e shpejta imediate të individëve për para cash. Brenda vitit kemi periudhën e verës, shpenzimet për ushqime, periudhat e Vitit të Ri, Krishtlindjeve, shpenzimet e festave, njerëzit tentojnë të marrin cash.

Dhe kjo parantezë ishte e gjitha për të dhënë faktin që edhe muaji maj, në historikun e vet, është një muaj, që perceptohet si muaj vere, pavarësisht se vera kalendarikisht fillon që në muajin qershor deri në korrik, por edhe muaji maj është muaji që futet në sezonin e verës”, ka raportuar Gjokutaj para Task-Forcës.

Si kurrë më parë, deri fundjavën e zgjedhjeve, pati një rënie të pandalshme të euros si pasojë e hedhjes në qarkullim të shumave të mëdha në valutë.

Shpenzimet e partive kanë qenë të mëdha deri në 25 qershor dhe dihet se financimi për fushatën i kërkohet atyre që ndër vite kanë përfituar nga partitë.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: para per zgjedhjetpastrimi i parave
Pas

Kapet në Athinë shqiptari me drogën e re vdekjeprurëse, çfarë është

Para

Kush është shqiptarja që zhvati biznesmenin italian, i mori 33.500 euro (FOTO)

Para
Kush është shqiptarja që zhvati biznesmenin italian, i mori 33.500 euro (FOTO)

Kush është shqiptarja që zhvati biznesmenin italian, i mori 33.500 euro (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një person me makinë përplas për vdekje vrapuesin e maratonës më jetëgjatë në botë, shuhet në moshën 114 vjeçare

BE: Kundërtarifat ndaj SHBA janë 72 miliardë euro nga ”Boeing” te uiski

Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

Vendimi i qeverisë, vetëdeklarimi i adresës bëhet i detyrueshëm në e-Albania

Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit është një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

6 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.