08:39 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Tërheqja e Ramës nga paketa e McAllister është bërë me kërkesë të Donald Lu-së”

07:27 | 06/05/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi Rama-Basha, Nishani zbardh detajet e 3 orëve

Aleati i Ramës dhe një nga njerëzit më anti-Berisha në Shqipëri avokat Ngjela thotë se përpjekja për negociata e këtyre ditëve në vendin tonë ëhstë një lodhje e kot.

Sipas tij mospjesëmarrja e Partisë demokratike në zgjedhje nuk e pengon miratimin e Reformës në Drejtësi, madje e kundërta.

Sipas tij edhe tërheqja e Ramës nga paketa e McAllister është një kërkesë që i është bërë kryeministrit nga ambasadori amerikan Donald Lu.

‘’Donald Lu takon Ramën para se ky të takojë Bashën. Kurse Rama tërhiqet nga propozimet e PPE-së të pranuara prej tij. Pse kjo tërheqje? Kuptohet se është një kërkesë e Donald Lusë’’, shkruan ndër të tjera Ngjela.

SHKRIMI I PLOTË:

Bisedimet politikë në Tiranë janë sot një Lodhje e kotë.
Pse?
Mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e qershorit, nuk e pengon, por e ndihmon në kohë Reformën në Drejtësi.

  1. Gjithçka politike ka qënë dhe mbetet ende në Shqipëri një llomotitje fjalësh pa asnjë mendim, sepse liderët shqiptarë nuk kanë pasur ndonjëherë dhe nuk kanë ende dhe sot asnjë qëllim zhvillimi apo që lidhet me interesin kombëtar dhe shoqëror në Shqipëri.

Politikanët mediokër shqiptarë, kurrë nuk e kanë ditur përgjegjësinë e tyre kundrejt popullit të vet, dhe as që kanë dashur ta mësojnë. Nën një peshë injorance dhe koshience të ulët politike; gjithnjë brenda një pasioni të brendshëm përfitues, këta kanë “ngënë” pa hesap koka njerëzish apo para të shtetit, dhe kanë ikur gjithë po me një turp historik.

Trishtimi i zhvillimit shqiptar dhe padrejtësia shqiptare, lidhet me papërgjegjshmërinë njëqind vjeçare të qeverive shqiptare.

E njëjta gjë shihet dhe sot: gënjeshtra dhe shmangie nga përgjegjesia, dhe një luftë e ftohtë midis dy palësh që nuk i qëndrojnë dot përgjegjësisë që duhet të kenë kundrejt shqiptarëve për qeverisjen e tyre.
Sot gjenden përballë dy palë të të dy krahëve politikë, por, pala Berisha-Basha, është e trembur nga Reforma në Drejtësi, kurse pala tjetër, Rama, është e garantuar nga aleanca shqiptaro -amerikane për ta kryer këtë Reformë, prandaj ky duket se po shkon pa kokëçarje në zgjedhje.

Arsyeja është fakti që, për vetingun dhe Reformën në Drejtësi, ekspertët amerikanë të politikës kanë të drejtë të mendojnë se është më mirë që taborri i Saliut të mos jetë fare në Parlament, dhe kuptohet që kjo është edhe tërheqja e Ramës nga propozimi i PPE-së.

  1. Brenda kësaj tabloje ngjarjesh, Saliu po punon në vakum dhe nuk di se ç’të bëjë tjetër përveçse të nxjerrë Lulzim Bashën që ky të flasë përçart. Ai, ndërkohë, ka shpresë te destabilizimi i Shqipërisë, njëlloj si fqinjët që preken aktualisht nga aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor.

Por vetë Saliu nuk di si ta destabilizojë rendin në Shqipër? Kryesorja është se ende nuk e di sa e madhe është forca e politikës amerikane në Shqipëri, në një kohë që kjo ka më vetë plotësisht edhe kryeministrin shqiptar.
Nuk është e rastit furtuna në policinë e shtetit, dhe shenjat e plota janë që këto zhvendosje të mëdha që po ndodhin janë kërkuar nga politika amerikane, dhe kuptohet se i gjithë ekipi i ri drejtues i policisë së shtetit është i përzgjedhur prej tyre.

E gjithë kjo po e zhvendos gradualisht Saliun, nga punimi i tij në vakum, të lufta me Mullinjtë e Erës.

lll.
Po Kavaja?
Frika e Saliut është në rritje; kurse Bashë ziu nuk është në gjendje të kuptojë asgjë, por e mbajnë me kurajë të korruptuarit politikanë të PD-së që e dinë se ai nuk ka asnjë vlerë. Por e duan si kukull, që mbulon Saliun.

Frikë dhe kërcënim dëgjohet nga opozota e ngujuar në një çadër. Kur një kërcënim vjen si klithmë e dalë nga frika, ky nuk krijon dot ndonjë bëmë tragjike, por vetëm komedi.
Basha kërcënon, por kjo luftë e kotësisë shqiptare është mbyllur.

Donald Lu takon Ramën para se ky të takojë Bashën. Kurse Rama tërhiqet nga propozimet e PPE-së të pranuara prej tij.
Pse kjo tërheqje? 
Kuptohet se ështË një kërkesë e Donald Lusë.
Pse?
Sepse politika amerikane diktohet se nuk e do më në zgjedhje Partinë Demokratike. Kërkon ta lërë jashtë me kartën që ata vetë kanë luajtur. Amerikanët e kanë të saktë lëvizjen: në një kohë që amërikanët dhe gjermanët e dinë se Berisha po i luan të gjithë gurët për të bllokuar reformën, brenda lëvizjes politike, atyre sigurisht që iu përshtatet shumë mirë që Saliu me taborin e tij të qëndrojë jashtë Parlamentit.

Dhe kështu po veprojnë, dhe kanë të drejtë. Saliu nuk mendoj se mund të luajë më, sepse nëse hyn në zgjedhje pa iu realizuar ajo që ka kërkuar, i rrëzohet Lulëzim Basha; dhe në Partinë Demokratikë domosdoshmërisht duhet të vijë një lidërship i ri. Por edhe kjo është një frikë e madhe e Saliut. Prandaj ai është futur në një rreth vicioz nga i cili nuk del dot i pacënuar. Por, cila do të ishte e keqja më e vogël për të, nga këto dy të këqia?

A jemi në gjendje që ta anailozojmë saktësisht se çfarë mund të sjellë realisht frika e Sali Berishës nga ndëshkimi i reformimit antikorrupsion?
Frika shpesh është shfaqje e marrëzisë. Kurse vetë marrëzia gjithmonë të jep shpresë. Sigurisht Saliut nuk do t’i bjerë as frika ndaj ndëshkimit dhe as dëshira për destabilizimin e Shqipërisë; por, e ka të pamundur që ta realizojë destabilizimin. 
Ndërkohë shihet që janë marrë të gjitha masat; madje që në Kavajë. 
Por Saliu do të vijojë edhe ca kohë që të punojë në vakum. (E./SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: avokatiNgjelaSpartak Ngjela
Pas

SHTYPI I DITËS. 06/05/2017

Para

VIDEO për të mos u humbur, si u thyen akujt me bisedën për vllezërit në takimin Rama-Basha-Nishani

Para
VIDEO për të mos u humbur, si u thyen akujt me bisedën për vllezërit në takimin Rama-Basha-Nishani

VIDEO për të mos u humbur, si u thyen akujt me bisedën për vllezërit në takimin Rama-Basha-Nishani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.