Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se pavarësisht vendimit të SHBA-së për të prishur marrëveshjen për klimë i ka bërë thirrje Botës për të mbrojtur tokën.
Ajo ka thënë se askush nuk mund të ndalojë të mbrojnë planetin ata që mendojnë se kanë detyrë ta bëjnë.
“Ky vendim nuk mundet dhe nuk do të ndalojë ata që mendojnë se kanë detyrën të mbrojnë planetin”, tha kancelarja gjermane.
Merkel ka thënë se në Gjermani dhe Europë janë më të vendosur se kurrë për të bashkuar forcat për t’u përballur me sfidat klimatike.
“Ne jemi më të vendosur se kurrë në Gjermani, në Evropë dhe në botë që të bashkojmë të gjitha forcat për t’u përballur me sfidat klimatike”,u shpreh ajo.
“Të gjithë ata që besojnë se e ardhmja e planetit tonë është e rëndësishme, i them le të vazhdojmë këtë rrugë së bashku kështu që mund të jemi të suksesshëm në mbrojtjen e mëmës sonë, Tokës”, tha Merkel.
Donald Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën duke deklaruar se me këtë marrëveshje kishin humbur amerikanët. Ai tha se duhet të negociohet një marrëveshje e re. (B.H/Shuplaka)