Ish ministri i Financave Arben Malaj e konsideroi një hap në drejtimin e duhur vendimin për tu tërhequr nga “Pasaportat e arta”, që u bë publik dje. Kjo pasi edhe Bashkimi Europian ka qenë kritik sa i takon “Pasaportave të arta”.
Ndërkohë sa i takon amnistisë fiskale ai tha se paratë kriminale pasi futen në sektorin ekonomik, prishin konkurrencën dhe ndikojnë edhe në sistemin politik.
Malaj: Unë besoj që është një hap në drejtimin e duhur. Edhe shqetësimi im për pasaportën dhe amnistinë është që nuk duhet të bëjmë veprime të njëanshme.
BE ka qenë kritik. Është gjetur mënyra më e mire që ka shkuar në Gjykatën Europiane.
Për amnistinë nuk ka tërheqje. Itali dhe Greqëia janë vendet që kanë shkallë më të lartë të informalitetit, ku janë edhe emigrantët shqptarë.
Mund të krijojë akses edhe për para që financojnë terrorizmin.
Si mund të penetrojne grupet kriminale?
Malaj: Kjo është shprehur edhe në mënyrë burokratike në BE. Paratë kriminale pasi futen ne sektorin ekonomik, prishin konkurrencën, ndikojnë edhe në sistemin polik, ka rrezik për kalbjen e shtetit.
Synojnë të kenë ndikim të zgjedhin kryetar bashkie. Ne i dimë këto rrisqe, edhe BE . Ka edhe element pozitiv por kostot negative janë më të mëdha.
Një nga kostot është se kur qeveritë parashikojmë amnisti, parashikojnë para të mëdha por të ardhurat nga aministia janë të vogla, dhe këto mund të mblidhen pa bërë amnisti fiskale.