Informacioni se kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Fabrikën e Miellit në Tiranë ka bërë që banorët e Astirit të dalin në protestë paraditen e sotme dhe të bllokojnë rrugën.
Banorët që protestojnë tashmë prej 7 muajsh, shprehen se nuk do të lejojnë kalimin e kryeministrit Rama, pavarësisht se në zonë ka dhe forca të shumta policie.
Bllokimi i rrugës ka sjellë dhe disa përplasje me drejtuesit e mjeteve, të cilët iu bjenë borive, dhe kërkojnë që të kalojnë, pavarësisht rezistencës së banorëve.
Tensionet nuk kanë munguar dhe mes banorëve dhe efektivëve të policisë, ku disa prej qytetarëve kanë hedhur vezë në drejtim të punonjësve të policisë.
‘’Ju doni të vidhni, kemi 7 muaj që nuk na dëgjon njeri. Anulloni projektin dhe ne ikim, a keni familje ju”, shprehet një prej banoreve në drejtim të punonjësve të policisë.
Një prej përfaqësuesve të policisë insiston se protesta është e paligjshme, i frymëzuar padyshim dhe nga ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugëve me propozim të kryeministrit Edi Rama mund të sjellë dënimin me 3 vite burg.
Tashmë situata duket se është tensionuar, ndërsa në zonë kanë mbërritur dhe Forcat Speciale, që po shtyjnë disa prej banorëve, dhe po kërkojnë shoqërimin e disa prej qytetarëve.
Mes personave të shoqëruar është dhe ish-deputeti Klevis Balliu, ndërsa përpara furgonit të policisë janë hedhur dhe një pjesë e banorëve. Disa prej personave u ka rëqnë të fikët dhe kanë humbur ndjenjat. (Lexo edhe ketu)
(E.K/FAXWEB.AL)