Pas urdhërit të nxjerrë nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare, ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka deklaruar se tarifat dentare nuk do të kenë rritje cmimesh tek dentistët.
Sipas saj, për këtë do të merren masa nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.
Kujtojmë se me vendimin e marrë nga Urdhri i Stomatologut, për disa shërbime çmimi për qytetarët dyfishohet, por sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post