Tërhiqet projektligji i Donald Trumpit për sigurimin shëndetësor.
Projektligji për sigurimin shëndetësor të iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr në momentin e fundit, pasi nuk arriti të fitojë mbështetje të mjaftueshme për të kaluar në Kongres.
Trump tha se ky projektligj është dashur të tërhiqet pasi u bë e qartë se nuk do të marrë minimumin e 215 votave të nevojshme nga republikanët.
Kjo tërheqje e sigurimit shëndetësor është parë si një goditje e madhe për Trump.
Shfuqizimi dhe zëvendësimi i programit të njohur si Obamacare ishte një nga premtimet e tij të mëdha zgjedhore.
Trump thuhet se kishte paralajmëruar republikanët që në qoftë se ata nuk votojnë për projektligjin e tij, atëherë ata do të “ngecin” me programin e kujdesit shëndetësor të ish-presidentit, Barack Obama.
Folësi i Shtëpisë së Bardhë Paul Ryan ka thënë në deklaratë për mediat se ai dhe Trump kanë vendosur që mos ta çojnë në votim proejktligjin pai sipas tij ishte e dukshem që ligji nuk i merret minimumin prej 215 votash.
Raportohet se 28 deri në 35 republikanë janë shfaqur kundër këtij projektligji që rrëzon ObamaCare dhe ihap rrugë një ligji të ri shëndetësor. (M.D/ Shuplaka)