Ministri i Drejtësisë në Rumani, Florin Iordache, ka dhënë dorëheqjen nga posti pas protestave masive që u zhvilluan, ku kërkohej rrëzimi i dekretit që favorizonte të korruptuarit.
Pavarësisht përpjekjeve për të mbrojtur pozicionin e tijj duke u shprehur se të gjitha vendimet e marra ishin ligjore, ai nuk mundi të zbusë zemërimin e popullit rumun.
“Kam vendosur të jap dorëheqjen”, deklaroi Iordache, i cili ishte një prej përkrahësve të dekretit të miratuar më 31 janar nga qeveria që e shfuqizoi të dielën pas një vale manifestimesh.
Ndërkaq, protestat e rumunëve kanë vazhduar, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post