Rreth 700 vetë janë bllokuar pranë një ishullin turistik indonezian Lombok, pas një tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.4 natën që lamë pas, raporton CNN. Mësohet se një operacion shpëtimi është duke punuar për të evakuar njerëzit. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 160 të tjerë janë lënduar nga tërmeti.
Sipas zëdhënësit të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimi të katastrofave të paktën 689 persona kanë mbetur të bllokuar në lartësinë e 3,726 metra mbi nivelin e detit pas tërmetit të fuqishëm.
Një ekip shpëtimi prej 184 njerëzish u nisën këtë të hënën në mëngjes për të evakuar turistët, duke përfshirë trupat ushtarakë, policinë dhe ekipet mjekësore.
(E.V/Faxweb.al)