Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi të Meksikën jugore në Oaxaca të premten në mbrëmje, sipas deklaratës së autoriteteteve meksikane dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Tërmeti goditi pranë qytetit të San Miguel Achiutla në një thellësi prej 64 km.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum deklaroi në rrjetin social X se nuk ishte raportuar asnjë dëm, ndërsa guvernatori i Oaxaca tha në një postim se protokollet e emergjencës ishin aktivizuar.
Tërmeti është ndjerë në disa zona të vendit dhe shumë banorë kanë dalë të shqetësuar në rrugë.