Një tërmet me magnitutë 4.9 të shkallës Richter goditi pak më parë Turqinë Perëndimore ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Mësohet se tërmeti pati një thellësi 7 kilometra duke bërë që lëkundjet të ndjehen të forta në sipërfaqe.
Kujtojmë se Turqia u godit një muaj më parë nga një tërmet i fuqishëm në qytetin Afri, i cili shkaktoi dhjetra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale.