Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter tronditi mbrëmjen e djeshme rajonin e Thesprotisë në Greqi. Thellësia e tërmetit u vlerësua të ishte në 42 kilometra.
Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri. Raportohet se lëkundjet ishin të forta në Sarandë dhe Gjirokastër.
Deri më tani nuk raportohet për dëme apo për njerëz të lënduar.