Një tjetër lëkundje me magnitudë 4.3 ka goditur vendin pak minuta më parë, ndërkohë që epiqendra ka qenë në afërsi të fshatit Hamallaj.
Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Tiranë dhe në Durrës, ndërkohë që prej tërmetit të së martës, 26 Nëntor, në vend janë ndjerë më shumë se 1300 pasgoditje.
Sizmiologët shprehen se kjo është normale, pas një tërmeti me intesitet aq të lartë siç ishte ai i 26 Nëntorit, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona, u plagosën qindra të tjerë, dhe mbetën të pastrehë me mijëra.