Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka festuar 45-vjetorin e lindjes dhe mes shumë urimeve dhe dhuratave, spikat ai i kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri nuk ka harruar ta urojë kryebashkiakun për ditëlindje dhe i ka dhuruar atij një shishe verë me ambalazh të personalizuar. Shumë ngjyra dhe logoja e kryeministrisë janë të stampuara në shishe.
Paçka se ditëlindja e kryebashkiakut ishte me 31 gusht, dhurata duket se ka mbërritur vetëm ditën e sotme.
“Me rastin e 45- vjetorit të lindjes së kryetarit të bashkisë Z. Tërmet Peçi, kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama uron nëpërmjet kësaj dhurate tepër simbolike edhe 100 vjet. Faleminderit. Z. Kryeministër !”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të Bashkisë së Tepelenës. (D.D/Shuplaka)