11:18 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërmet Peçi s’njeh kufi, quan gazetaren e Fax News “agjente”, përgjigjia e ashpër e Shehajt: O derman, s’shërbej poshtë e lart tavolinës tënde…

16:42 | 30/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmet Peçi s’njeh kufi, quan gazetaren e Fax News “agjente”, përgjigjia e ashpër e Shehajt:  O derman, s’shërbej poshtë e lart tavolinës tënde…

Ditën e hënë gazetarja e Fax News në Gjirokastër, Ervina Shehaj denoncoi faktin se fëmijët e disa shkollave 9-vjeçare në Tepelenë janë hequr nga orët e mësimit për të ndjekur një aktivitet për “Ali Pashë Tepelenën”.

Për këtë ngjarje reagoi dhe deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i cili shkruante se kryebashkiaku Peçi dhe deputetët e PS-së po përdorin fëmijet për të mbushur sallën e një simpoziumi shkencor për Ali Pashën.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale ka reaguar “vetë” kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi (në fakt gojët e liga thonë se statuset shkruhen nga dikush tjetër, për shkak të paaftësisë së Peçit për t’u artikuluar saktë), i cili i kundërpërgjigjet deputetit të PD-së, dhe gjithashtu quan gazetaren që denoncoi lajmin si agjente spekullimi.

Kjo deklaratë e kryebashkiakut ka sjellë dhe reagimin e gazetares së Fax News në Gjirokastër, Ervina Shehaj, e cila i bën thirrje Peçit të mos marrë përsipër një rol që nuk i shkon përshtat, dhe të quajë agjentë ata që nuk bëjnë aleancë apo kompromis me të.

Sipas gazetares, Peçi nuk ia ka konceptin aleancës mes pushtetit të tij të politikës që i ka rrënjët tek abuzimi dhe tek pushteti i medias që e ka thelbin tek objektiviteti.

Statusi i Tërmet Peçit

Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë Tritan.

Ti kërkon të vesh bisht e brirë dhe ta zhveshesh çdo vlerë sepse kështu je mësuar ti dhe partia jote të  nisin diskutimet, bashkë me agjentët e spekullimit, të ashtuquajtur gazetarë.

“Java e Ali Pashës” apo simpoziumi shkencor, nuk është një komunikim për elektorat, por për dije dhe kulturë, të cilin ti nuk denjove ti përgjigjeshe me ftesën që të dërguam si “përfaqësues” i qarkut tonë. S’kishe si të vije sepse ishe i zënë me mendimin sesa dhurata do të merrje nga stabilimenti i “Ujit Tepelena” në përvjetorin e 20-të themelimit.

Kjo ngjarje ishte e shënuar për Tepelenën sepse ne hodhëm një nga hapat më të rëndësishëm në fushën e kulturës, turizmit, trashëgimisë, historisë, e kurorëzuar me emrin Ali Pashait. Jemi në vitin e Trashëgimisë së Kulturës Europiane Tritan, në Javën e Gjelbër po ashtu.

Jemi duke kapur ritmet e zhvillimit për të ndryshuar konceptin dhe mënyrën e të jetuarit përmes pasurive që natyra dhe të parët na i kanë dhuruar.

Në mos të ka shqetsuar dhurata e këndit të lojrave të fëmijëve nga Uji Tepelenë, panairi apo koncerti i  Ansamblit të Shtetit e sa e sa gjëra të tjera që për ty nuk kanë kurrëfarë rëndësie, sepse ti s’je aty për këtë. Ti je gabimisht dhe mjerisht, përfaqësues i disa njerzve të ndershëm, që besuan ilustrimeve të tua…

Fëmijët Tritan, erdhën sepse duhet të mësojnë gjërat e reja që ka ky vend shumë i dashur për ne, e  leksionet e kulturës nuk besoj se merren më mirë sesa nga profesorat tanë të nderuar.

S’di kush të shqetsoi më shumë nga fjalimet, regjizori i kulturës dhe folklorit Petrit Ruka, Dr. Dorian Koçi, Prof. Dr. Bërnard Zotaj, Drejtori i arkivave Ardit Bido, apo Prof. Shkëlqim Hajno…

Ne folëm gjatë për atë çfarë kemi dhe çfarë mund të bëjmë më mirë për njerëzit tanë, për Tepelenën, ndërsa ti… le të na gjykojnë Ata që na shohin e lexojnë përditë !

U tregova shumë i respektueshëm në përgjigje, jo për ty, por për opinonin e qytetetarëve të mi, të cilët i falenderoj për çdo fjalë kurajoze dhe mbështetjen e këtij aktiviteti…!

Statusi i Ervina Shehaj, gazetare në Fax News

Po i drejtohem ne distance atij qe ka alergji nga gazetaret. Ti o perfaqesues i atyre qe te kane votuar, merr persiper rolin qe ste shkon pershtat te quash agjente ata qe me ty nuk bejne aleance apo kompromis sepse ti nuk ja ke konceptin aleances mes pushtetit tend qe i ka gjurmet e dukshme te abuzimit dhe pushtetit tone qe buron tek alfa e objektivitetit ne gazetarine jashte oborrit tend. Sepse ti o derman, ngaterron idete e iluminizmit (cfare them dhe une ku di ti ca eshte Iluminizmi se vitet e shkollimit i ke sa gishtat e nje dore) me idete e tua te denja per nje kandidat per te qene rrites mizash. Mua me ngaterron me ndonje qe te sherben mbi apo poshte tavolines, brenda apo jashte asaj qe ti e quan zyre, para apo pas drekes e me radhe.

Qe te mos zgjatem sepse kohen e kam te zene me pune dhe jo me llogje kllounadash qe jane margaritar i medioktitetit tend, po te sugjeroj qe te investohesh me shume ne ngritjen tende ne nivelin e nje nxenesi te fillores qe kerkon te mesoje etapat e gjuhes dhe leksikut te paster te shqipes tone te dashur. Pasi te permbushesh kete element jo pak te rendesishem te formimit te njeriut te “punes” mund te japesh ndonje ide te çale ashtu sic ti i nxjerr vete nga goja pa dogane sesi buron dituria nga qielli ashtu si parate e Cekes ???. Dhe ne fund ke nje keshille “free”.

Mos u mer as me mua dhe as me ata qe e kane fituar titullin gazetar me pune sepse del i humbur. Kjo per mua dhe gazetaret, ndersa je i lire te merresh dhe tu vesh tituj atyre qe jane bash me nivelin tend formues packa se jeta eshte e gjate pavaresisht nese je sot ky qe je dhe neser askushi apo me keq akoma. Hajd tung se u mora gjate me ty.

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

A do të jetë favorizues moti për plazh këtë fundjavë

Para

E tradhtoi 35 herë brenda 4 viteve, gjermanja rikthehet në krahët e futbollistit të njohur shqiptar

Para
E tradhtoi 35 herë brenda 4 viteve, gjermanja rikthehet në krahët e futbollistit të njohur shqiptar

E tradhtoi 35 herë brenda 4 viteve, gjermanja rikthehet në krahët e futbollistit të njohur shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjilan/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.