Qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka vendosur sot ndryshime të rëndësishme në Dogana dhe Tatime.
Mësohet se është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi, e cila është emëruar si zëvendësministre e re e Financave.
Në vend të saj të saj te Doganat do të jetë Arlind Gjokutaj, i cili ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Po ashtu është mësohet se është shkarkuar nga detyra dhe Vasilika Vjero. Ndërkohë që në vend të saj është emëruar Enton Duro, që ka qenë më parë drejtor në Ministrine e Financave.
Ndërkohë po në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që Valdrin Pjetri do të zëvendësojë Çesk Milljen, i cili mbante postin e Prefektit të qarkut të Shkodrës prej shtatorit 2017. Me një karrierë të gjatë ushtarake, Millja e mori këtë detyrë pas nismës së kryeministrit Rama për të vendosur në krye të prefekturave ish-ushtarakë.
Karriera e Gjokutës:
Arlind Gjokuta, drejrori i ri i Doganave, më datë 02.03.2017 ishtë emëruar Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP.
Ai ka kryer studimet për administrim biznesi në Universitetin Boçoni në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku nga Universiteti Bicoça në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.
Gjokuta ka përvojë në çështjet fiskale, operacionet monetare, analizat ekonomike dhe në menaxhimin e riskut. Ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme si Koordinator i Posaçëm për ekonominë, pranë Këshillit të Ministrave, dhe ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë.
Gjithashtu, është angazhuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe në disa Universitete private. Është certifikuar si Trainer of Trainer në fushën e Antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes nga OSBE, Shkolla Italiane e Administratës Publike dhe ASPA.
Gjatë karrierës së tij profesionale, ka marr pjesë në trajnime dhe seminare në institucione të rëndësishme ndërkombëtare financiare si FMN, Banka Botërore, Banka e Anglisë, Banka e Holandës, Banka e Italisë, Center of Excellence in Finance etj.
Gjokuta është autor dhe bashkëautor i disa punimeve kërkimore, kryesisht në analizën e politikës fiskale dhe të qëndrueshmërisë të borxhit publik. Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane.


(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post