Detaje të reja dalin nga tërmeti i cili u shënua gjatë orës 06:27 të mëngjesit të sotëm. Tërmeti i sotëm i një magnitude 5.3 ballë përveçse dëmeve të shumta materiale ka sjell dëme edhe në njerëz.
Sipas burimeve tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë lëkundjeve sizmike në fshatin Floq. Burimet bëjnë me dije se personat kanë mbetur të dëmtuar nga rënia e mureve të banesave në kokë dhe trup.
Personat kanë marrë plagë nga rënia e tullave, ndërsa janë dërguar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Korçës. Ende nuk dihen nëse ka persona të tjerë të lënduar. Lëkundjet e tërmetit kanë dëmtuar edhe 7 banesa në fshatin Vidohovë në Devoll. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz në këtë fshat.
Ndërkohë kujtojmë se, një valë tërmetesh të tjera me po të njëjtin intensitet e kanë ndjekur tërmetin e orës 06:27 mëngjesin e sotëm, ndërsa epiqendra e tij është në fshatin Mollas.
Për këtë ngjarje ka reaguar po ashtu edhe Ministria e Mbrojtejes, e cila jep një panoramë të përgjithshme mbi situatën që po mbizotëron në zonat e jugut.
Lëkundjet e tërmetit kanë qenë shumë të forta me magnitudë 5.3 ballë, situatë kjo e cila ka shkaktuar panik tek qytetarët e Korçës dhe zonave përreth. Raportohet edhe për 5 banesa të dëmtuara dhe dy të plagosur.
Situata sipas Ministrisë së Mbrojtës:
Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.
Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës. Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojne te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjitokaster e Korce. Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtezakonshme.
Situata po ndiqet ne vazhdimesi me prefekturat dhe gjithe institucionet. Ju lutem per informacionin referojuni Ministrise se Mbrojtjes.