Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin ndihmës në emergjencë, por vlen të theksohet fakti se ndërsa bilanci i viktimave, të plagosurve dhe dëmeve materioale rritet, ende është herët me sa duket për qeverinë të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.
Rama shkruan në Twitter se edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe ai i Bullgarisë Borisov kanë aktivizuar po ashtu mekanizmat e tyre të ndihmës.
“Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës?”, shkruan Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)