Dhjetëra banorë te fshatit Floq vijojnë të mbeten në qiell të hapur. Tërmeti i tre muajve më parë ka lënë në mes të katër rrugëve dhjetëra familje. Shumë prej tyre vijojnë të jetojnë në ambjentet e shkollës së fshatit, disa të tjerë janë rikthyer në banesat e shkatërruara. Ndonëse rreziku është i lartë, fëmijë të moshuar dhe të sëmurë zgjohen nën rrënoja. Familja Pelivani prej 6 anëtarësh bën apel për ndihmë. Ata thonë se ndërtimi i banesave është selektiv dhe jo i drejtë
Teksa thonë se janë në kushte te vështira qëndrimi në shkolla është i pamundur. Gjendja shëndetësorë rëndohet çdo ditë.
Bajram Bekollli është një tjetër kryefamiljar. Banesa e tij eshtë një ndër më të dëmtuarat. Gjithçka është kthyer ne rrënojë ndërsa ata qëndrojnë brenda saj. Premtimet ishin të shumta teksa askush nuk ka marrë asnjë masë. Indinjimi i tyre ka ardhur pas ndërtimit te banesave të para sipas tyre zgjedhjet janë bërë selektive. Nuk eshtë ndërhyrë në familjet e prekura por po ndihmohen ata që kanë nga dy banesa
Floqi u trondit nga lëkundjet e forta në muajin qershor. Ndërsa edhe sot vijon te jete një situatë e rënduar. Aktualisht janë ndërtuar 5 banesat e para ndërsa pritet të vijojë edhe në rikonstruksionin e 40 banesave të tjera.