13:47 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërmetet në Korçë/ Flet eksperti i ekonomisë: Qeveria ka marrë vetëm masa emergjente, të fillojë menjëherë vlerësimi

18:03 | 06/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmetet në Korçë/ Flet eksperti i ekonomisë: Qeveria ka marrë vetëm masa emergjente, të fillojë menjëherë vlerësimi

Eksperti i ekonomië, Agim Binajtha gjatë një interviste për Fax News me gazetaren Mirilda Tili se dëmet e shkaktuara nga tërmetet në Korçë duhen dëmshpërblyer sipas vlerësimeve përkatëse, dhe shtoi se shpenzimet për këtë rast vijnë nga fondet rezervë të shtetit por edhe nga ndihmat nga jashtë.

Binaj foli edhe për masat që ka ndërmarrë deri më tani qeveria për banorët e prekur, ku artikuloi se ajo çfarë është bërë deri më tani është thjethtë në nivelin e situatës emergjente, ndërkohë shtoi se duhet të filojë menjëherë vlerësimi real i dëmeve.

“Masat që ka ndërmarrë deri më tani qeveria janë veprime të përkohshme dhe emergjente. Tani duhet të fillojë rindërtimi i banesave ose dëmshpërblimi në masën përkatëse të tyre në bazë të një vlerësimi korrekt.

Mbi bazën e dëmëve duhet të bëhet edhe gjykimi, por gjithmonë duke u vlerësuar së pari dhe saktësisht dëmet dhe të shpallet fatura përfundimtare e vlerës që kap ky proces”.

Duke folur rreth idesë së sigurimit të banesave si një mënyrë që pronarët të dëmshpërblehen për gjithçka që ka të bëjë me dëmtimin e tyre nga faktorët natyrorë por jo vetëm, Binaj tha se kjo së pari nuk është shndërruar ende në një kulturë për shoqërinë tonë.

Nga ana tjetër deklaroi se qytetarët nuk kanë mundësi ti sigurojnë pronat e tyre në një kohë kur paga që marrin nuk përballon shpenzimet mujore.

“Fshatari mezi paguan shpenzimet mujore jo më të paguajë siguracionet për banesën, le që kjo duhet pasur parasysh se ne nuk e kemi krijuar një kulturë të tillë. Nga ana tjetër duhet të marrim parasysh gjithashtu edhe të ardhurat, sepse në Shqipëri paga minimale nuk del për të përballuar çmimet e larta të tregut sa ju përket ushqimeve dhe faturave në tërësi. Nuk ka konkurencë të nderhme, mjafton të shohim çmimet e biletave të udhëtimeve ajrore, nuk ka ekuilibër ndaj janë krijuar monopolet dhe në këtë situtë, dikush nuk e ka luksin të paguajë taksa të reja mbi sigurimet.

Unë e kam thënë edhe më herët, shoqëria jonë është në kushtet e mbijetesës ekonomike, sepse momentalisht shumica prej nesh sigurojnë vetëm mos-mungesën e ushqimit. Ne nuk mund të pretendojmë të shkojmë në nivelin e Danimarkës, as në nivelin e Francës apo të Gjermanisë, sepse ne kemi ardhur nga një sistem feudal ku në prag të Luftës së Dyte Botërore 90 % e popullsisë ishte analfabete. Pra ne nuk mund të kërkojmë kaq shumë port ë krahasohemi me veten se ku ishim dhe ku jemi”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: AGIM BINAJtermetet ne korce
Pas

“Progres i padiskutueshëm”,Cakaj nga Holanda: Shqipëria ka nevojë të hapen negociatat

Para

VIDEO/ Habit me deklaratën Voltana Ademi: Do qëlloja me molotov në protestë, ja çfarë më pengon

Para
Kryebashkiakja e Shkodës bënë deklaratën tronditse, “Zyrtarë të lartë shtetërorë janë përdhunuar nga përfaqësues të krimit”

VIDEO/ Habit me deklaratën Voltana Ademi: Do qëlloja me molotov në protestë, ja çfarë më pengon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë | Finalizohet Operacioni “Informaliteti”, Bllokohet Një Karburant në Paskuqan

Berisha: Po Dokumentojmë Farsën Zgjedhore, Protestat Do Nisin Në Shqipëri dhe Jashtë Vendit

Tragjedi në Itali: 46-Vjeçari Ndërron Jetë Pas Përplasjes me Makinë

Berisha Publikon Dëshmi për Manipulimin e Votave të Diasporës: “Një Proces i Kontrolluar Fund e Krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

Tiranë | Vodhi 10 Mijë Euro Dy Vite më Parë, Policia Arreston 42-Vjeçarin

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.