Pas lëkundjeve të herëpashershme në juglindje të vvendit nga termetet, ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes e cila bën me dije se tërmeti i rënë është me magnitutë 4.7 ball, me epiqendër 3.4 km ne jugperëndim të Dardhës, në Korçë.
Ndërsa, nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile te Njësive Vendore, ministria njofton se deri tani nuk ka demtime materiale.
Një tërmet i fortë ka rënë pak minuta më parë në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë dhe një thellësi rreth 11 kilometra. Mësohet se tërmeti ka rënë rreth orës 16:21.
Ndërkohë që ka qenë rreth 10 kilometra larg nga Bilishti dhe 11 kilometra larg nga Korçës.
Siç raportohet nga Korça, tërmeti është ndjerë i fuqishëm në qytet dhe në zonat përreth, madje dhe në Maqedoninë e Veriut.