Rreth 12 banesa kishin marrë dëmtime nga tërmeti i ndodhur më 1 Qershor në fshatin Qfëzez të Korçës ndërkohë që lëkundjet e forta të ditës së sotme i kanë dëmtuar akoma më shumë ato.
Një banore u shpreh gjatë një lidhje telefonike me studion e lajmeve të Fax News se ndjehen shumë të frikësuar pasi askush nuk po u vejn në ndihmë. Ajo tha se shtëpitë e tyre kanë marrë dëmtime të tjera dhe i kanë braktisur banesat nga frika, ndërkohë që shtopi se askush nuk ppo u vjen në ndihmë.
“Askush nuk po na vjen në ndihmë, nuk dimë çfarë të bëjmë pasi kemi braktisut banesat nga frika mos na zënë brenda.
Nuk po merret asnjë lloj mase, deri më tani kanë ardhur dhe na kanë dhën vetëm premtime. Të merren masa, jemi me fëmijë dhe nuk flemë dot në çadra. Gjendja e shtëpisë është e pabanueshme. Jemi shumë të frikësuar dhe nga kjo kemi braktisur edhe banesat, po qëndrojmë jashtë tyre”, tha banorja.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/925474807813031/
(F.GJ/FAXWEB.AL)