Tërmeti i mbrëmjes së kaluar ka terrorizuar banorët e disa fshatrave në Vlorë, pasi lëkundjet kanë shkaktuar dëme të shumta dhe vijojnë te jenë prezente.
Bashkia Selenice konfirmon se dhjetra shtëpi janë të dëmtuara nga tërmeti në fshatrat Vermik, Matogjin dhe Bashaj.
10 shtëpi janë dëmtuar në Vermik dhe mbi 5 -6 shtëpi në Bashaj dhe mbi 5 shtëpi në Matogjin.
Banorët e ketyre fshatrave e kanë kaluar natën jashtë pasi janë ndier të frikësuar. Në fshatin Bashaj janë rrëzuar gure nga mali dhe është bllokuar edhe rruga pasi ka dëme të konsiderueshme.
Por sa e rrezikuar është Shqipëria dhe çfarë masash duhet të marrim në lidhje me këtë fenomen natyror?
Sizmiologu Edmond Dushi, i ftuar në studion e ‘Fax News’ duke iu referuar tërmetit në Vlorë, deklaroi se është një aktivitet që lidhet me thyerjen tektonike, por nuk ka ndryshur gjë në relievin e jugut, duke shtuar se edhe sot kanë vazhduar goditjet e lehta. Ai tha se tërmetet kanë nisur në datën 14 ku ishte dhe një nga kulmet e tërmetit ku goditja ishte 4.5 e shkallës rihter, më pas është ndjekur nga një tjetër me 3.3, ndësa data 19 rezultoi me 8 tërmete, ku një nga goditjet shkaktoi edhe dëme.
Ai tha se lëkundjet e vogla që vazhdojnë mund ta shtojnë dëmtimin por duhet që të merren masat. Si zonat më të rrezikuar në Shqipëri, ai tha se njëra prej tyre është kjo që flasim, zona jonike që është një zonë sizmike. Ndërsa si zona tjera tektonike në Shqipëri, përmendi Dibrën, Korçën, Kukësin, dhe Shkodrën si pjesë të bregdetit dalmat.
Shqipërinë, Dushi e përshkroi si një zonë sizmike ku nuk kanë munguar tërmetet me pasoja të rënda, tërmetet- tha ai, janë të karakterit tektonikë dhe shumë pak artificialë apo të llojeve të tjera përveçse në rastet kur janë ndërtuar diga të mëdha.
Ai u shpreh se tërmetet tektonikë janë natyror dhe nuk mund të parashikohen por thjeshtë të studiohen.
“Nuk kanë lidhje ndërtimet pasi zona ku ka rënë nuk ka ndërtime të shumta, tërmetet tektonikë janë tërmete natyrore dhe vijnë për shkaqe natyrore, nuk ka forma aspak për ti kontrolluar. Kjo është një thyerjeje tektonike, është nyje dhe është një ngërç, çfarë mund të ketë përsëri termite. Tërmetet janë po ato që kanë qenë, ne thjeshtë i studiojmë. Ne bëjmë pjesë në një zonë me aktivitet të ulët por që edhe mund të ndryshojë në të ardhmen. Tërmetet eri në 4.5 ne i quajmë mikro. Është pragu, mbi këtë prag çdo tërmet në varësi të zonës ku bie ka efektet e veta, por këto tërmete kanë pasur efekt në atë zonë në Vlorë, duke qenë edhe se territori është i thepisur, dhe pushteti vendor duhet të marrë masa”, tha ai duke shtuar se tërmetet shkaktohen nga dukuri gjeologjike, magmatike që kanë të bëjnë më vullkanet por edhe artificial që mund të lidhen me shpërthimet nëntokësore e tjerë, por nuk kanë të njëjtën rrezikshmëri si tërmetet natyrore.
Dushi u shpreh se në vendin tonë nga matjet e kryera që fillojnë nga shkalla 1.8 e sipër bien dy ose tre tërmete në ditë, ndërsa në fund të muajit numri i tërmeteve të rëna shkon nga 60 deri në 100.
I pyetur se kush ishte tërmeti më i rrezikshëm që kishte rënë në Shqipëri, sizmiologu deklaroi se ka disa tërmete të rrezikshme që kanë prekur Shqipërinë por veçoi atë të vitit 1979 që preku Shkodrën ku lëkundjet u ndjenë edhe në jug.
Sizmiologu foli edhe për masat që duhet të marrim në rast tërmetesh, ku e vuri theksin tek institucionet që duhet të marrin masa paraprake pasi nuk i dihet kur ndodh. Sipas tij duhen parë ndërtesat, të përcaktohen kriteret e ndërtimit, dhe kjo sidomos në zonat rurale. Një gjë tjetër e rëndësishme sipas tij është shmangia e panikut dhe dhënia e ndihmës reciproke pasi njerëzit ikin në kaos.
“Në vendin tonë, matjet fillojnë mbi 1.8 të shkallës rihter. Bien dy deri tre tërmete në ditë, në fund të muajit deri në 60-100 tërmete. Shqipqeria është klasifikuar me aktivitet të lartë sizmig.
Tërmeti më i rrezikshëm , tërmeti 1979, 6.9 i shkallës rihter, dëmet deri në Shqipërinë e jugut, ka pasur të vdekur në zonën e Malit të Zi dhe zonën e Shkodrës. Masat janë paraprake kryesisht pasi
nuk dihet ku ndodh, ditën a natën, duhet të merren masat parapraka nga institucionet, ndërtesat, kriteret e ndërtimit, kjo vlen kryesisht për ata që ndodhen në zonat rurale, shmangia e panikut dhe ndihma reciproke në momentin e parë janë thelbësore se ikin në kaos njerëzit, nuk është tërmeti që vret, janë ndërtesat dhe kaosi mund të shkaktojë edhe problem të tjera siç është rënia e zjarrit”, deklaroi sizmiologu.
I pyetur se sa i rrezikuar ishte Tirana, ai deklaroi se ekziston një studim që ka të bëjë më reskun në tërësi në vend dhe jo vetëm për Tiranën, por duke iu referuar kryeqytetit thuhet se pritet që tërmeti më i rëndë që mund të godasë është 7 ballë i shkallës rihter.
“Ekziston një studim që ka të bëjë me rriskun në tërësi, jo posaçërisht për Tiranën është ndarë për ndërtesat para viteve 60 dhe pas por edhe , para viteve 90 dhe pas, për sa I përket Tiranës ka rrezikun e vet,por këtu nuk është kaluar shkalla 5.8. Maksimuni 7 ballë mund të bie. kryesisht janë zonat përreth Tiranës. Tirana bën pjesë në zonën 7 ballëshe maksimale”, deklaroi ai.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post