Aleanca për mbrojtjen e Teatrit njofton se prej 4 ditësh aktivistët e saj ndodhen në terren ku kanë shpërndarë me tonelata ushqime dhe vesahëmbathje për banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa kanë qenë rreth 200 persona që I janë bashkuar kësaj nisme.
Aelanca njofton se paratë e mbledhura nga dhuruesit do të shërbejnë për ngritjen e kontenierëve – shtëpive pas-tërmet të përkohshme deri në rindërtimin e shtëpive, si model që ne e sugjeron të ndiqet nga qeveria dhe gjithë donatorët.
NJOFTIM PËR SHTYP –
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me vullnet të plotë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tragjedia e tërmetit të datës 26 nëntor, prej katër ditësh po punon intensivisht në mënyrë vullnetare, mbështetur nga një ekip rreth 200 qytetarësh, për mbledhjen e dorëzimin e ndihmave humanitare.
Me kontributin e mbi 9000 personave, janë mbledhur e dorëzuar mbi 40 ton ushqime, veshmbathje, batanije e dyshekë, me mbi 20 kamionë e dhjetëra furgonë, fuoristrada, vetura.
Me mirënjohje i falenderojmë të gjithë qytetarët bujarë dhe vullnetarët që kanë punuar pa ndalim për sistemimim, përgatitjen e ndihmave për dorëzim.
Sot, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vendosi me unanimitet që, ato pak para që janë siguruar nga donacionet monetare të qytetarëve, regjistruar me transparencë, të shfrytëzohen për ngritjen e kontenierëve – SHTËPIVE PAS-TËRMET TË PËRKOHSHME deri në rindërtimin e shtëpive, si model që ne e sugjerojmë të ndiqet nga qeveria dhe gjithë donatorët.
Këto shtëpi mundësojnë që të prekurit nga tragjedia e tërmetit të mbeten në shtëpinë e truallin e tyre, në kontakt me pronën e tyre, në gjendje pune, gati për të filluar jetën pas-tërmet.
Ne bëjmë të ditur me këtë rast që në kemi bërë porosinë për disa kontenierë-shtëpi të tilla dhe porosia do të kryhet e dorëzohet pas disa ditësh.
Në ditët në vijim do të japim detaje mbi procesin e realizimit, vendosjes dhe vendndodhjes së këtyre njësive banimi. Bashkëlidhur modeli i njësisë si edhe fotoja e grupit të Aleancës pas marrjes së vendimit.
Bashkë në dhimbje, bashkë në manaxhimin e krizës.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
29 Nëntor 2019
(F.GJ/FAXWEB.AL)