Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë vetëm pak minuta më parë në kryerqytet por sipas raportimeve të gazetarëve nëpër rrethe lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Durrës, Laç, Lezhë, Krujë.
Paraprakisht mësohet se epiqendra e tij ka qenë rreth në dertin Adriatik 38 km në veriperëndim të Tiranës, dhe 19 km në perendim të Mamurrasit, me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter
Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në Durrës, Lezhë, Krujë e në rretha të tjera të vendit, ndërsa nuk raportohet deri më tani për dëme në njerëz apo materiale.
Një tërmet ka zgjuar banorët e Tiranës dhe të Durrësit mesnatën e kaluar. Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Richter sipas qendrës europiane EMSC, me thellësi vetëm 2 kilomentër, ka bërë që lëkundjet të ndihen shumë.
Raportohet se epiqendra ka qenë vetëm 28 kilomentër larg kryeqyteti dhe vetëm 9 kilometër nga Mamurrasi. Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, por qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre.
Discussion about this post